Koronavirusi / Shqip (albania)

Koronavirusi - Informata dhe këshilla

Me telefon ndihmohet në disa gjuhë

Që tani e tutje, në qendrat shëndetësore mund të bëhet rezervimi i kohës. Telefono para se me ardhë në qendrën shëndetësore. Nëse është e nevojshme, mund të merrni edhe përkthimin përmes telefoni në gjuhën tuaj.

Numri i përgjithshëm për thirrje me rastin e infeksionit është 09 839 50070. Simptomat e infeksionit përveçë tjerave janë kollitje, rrjedhje nga hunda, dhembje fyti, temperaturë, vështërsi në frymëmarrje, diarre, dhembje barku. Nëse dyshon në infeksionin me koronavirusin telefoni në numrin e thirrjeve telefonike për infeksionin, të shënuar më lartë.

Me rastin e thirrjes telefonike, infermierja që e trajton sëmundjen e vlerëson situatën tënde, sipas nevoje e shkruan edhe dëshmin e mungesës për shkak të sëmundjes, të udhëzon për vizitë te mjeku ose e shkruan udhëzimin për të shkuar në testim për korona.

Koha e testimit për korona mund të rezervohet edhe duke përdorur Koronabotin.

Vaksina është efektive në parandalimin e sëmundjes me koronavirusin. Vaksina është pa pagesë. Rezervoje kohën për vaksinë në telefonin 09 58443030.

Vaksina është e rëndësishme, edhe nëse tani më je infektuar me koronavirusin. Një dozë e vaksinës është e mjaftueshme për ata që janë të infektuar nga kjo sëmundje edhe për një kohë rreth gjashtë muaj pas infeksionit.

Për gjëra tjera telefono në qendrën tënde shëndetësore

  • Qendra shëndetësore në Hakunila dhe Länsimäki 09 8393 5928
  • Qendra shëndetësore në Korso dhe Koivukylä 09 8393 5923
  • Qendra shëndetësore në Martinlaakso 09 8393 5924
  • Qendra shëndetësore në Myyrmäki 09 8393 5925
  • Qendra shëndetësore në Tikkurila 09 8393 5926

Secili në mënyrën e tij mundet të ngadalësoj përhapjen e epidemisë së koronavrusit.

Lexo më shumë:

Nëse dyshon për koronavirusin

Nëse dyshon se je infektuar me koronavirusin dhe ke simptoma të lehta, bëje vlerësimin përmes interneti dhe rezervoje kohën për testim nga shërbimi në Koronabotti-n. Shërbimi punon në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Nëse të nevojitet ndihma urgjente, linja telefonike e stacioneve shëndetësore për korona shërben në numrin 09 839 50070 (hëne–premte ora 8-18 dhe shtune–diele ora 9–18). Gjatë ditëve të fundjavës shërbimi telefonik i stacioneve shëndetësore punon vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me dyshimet lidhur me koronavirusin. Në linjën telefonike mund të kërkohet që të ju thërrasin më pas. Nga shërbimi telefonik infermierja e vlerëson situatën tënde dhe sipas nevoje e bënë edhe udhëzimin në testimin për korona apo të këshillon ty për vizitë te mjeku në stacionin shëndetësor epidemiologjikë.

Çdo herë kontaktoni me telefon para se të shkoni në stacionin shëndetësor dhe në shërbimin kujdestar. Jashtë kohës së shërbimit kujdestar dhe të këshillave shëndetësore: Ndihma urgjente (Päivystysapu) 116 117.

Pika ku merren mostrat për korona në Vantaa vepron në Varisto (Varistontie 1) çdo ditë nga ora 8-16. Mostrat merren brenda objektit. Poashtu koha mund të rezervohet edhe në pikat ku merren mostrat të cilat udhëheqen nga HUS:i, e të cilat janë të shumta në rajonin e kryeqytetit. Kur e bëni rezervimin e kohës, ty të lajmërojnë për vendin ku merret mostra jote dhe për adresën e saj të saktë.

Është e arsyeshme për të shkuar në testim për korona, që epidemia të mos përhapet. Për momentin janë duke u ofruar shumë termine kohore për marrjen e mostrave, dhe rezultatet vijnë shpejtë. Rekomandohet rezervimi i kohës edhe për rastet e simptomave të lehta.

Kufizimet dhe rekomandimet

Nga publikimet shtetrore në internet mund të informohesh për kufizimet dhe rekomandimet për epidemin e koronavirusit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Kufizimet rajonale që janë në fuqi mund të kontrollohen nga publikimet në internet të shërbimit spitalor rajonal në Helsinki dhe në Uusimaa (HUS) në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Informata dhe këshilla

Nga publikimet në internet nga InfoFinland.fi gjenden shumë linqe të zyrtarëve të Finlandës që kanë publikuar të dhëna për koronavirusin dhe ndikimet e tij në Finlandë.

Linja telefonike për këshilla në Vantaa (t. 09 8395 0070) është paraparë për të gjithë banorët nga Vantaa, të cilët po mendojnë se si do të ndikoj koronavirusi në jetën e tyre të përditëshme dhe në shërbimet e qytetit. Në këtë numër do të shërbehen qytetarët nga Vantaa gjatë ditëve të punës nga ora 8-15.30. Gjuhët kryesore të këtij shërbimi janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja. Mundesh me dërgue edhe pyetje me postë elektronike në korona@vantaa.fi, nëse telefonata për ndonjë arsye dështon.

Këshilla nga Vantaa për shërbimet e qytetit dhe për masat e jashtëzakonshme përmes telefoni dhe postës elektronike nga e hëne-enjte ora 11-14.

Tsempataan-prjekti ju ofron qytetarëve nga Vantaa këshilla nga distanca dhe nga afërsia gjatë ditëve e marte-premte nga ora 10-15.

Përveç Tsempataan-projektit edhe në facebook-faqet e internetit publikohen gjatë javës informata në gjuhë të ndryshme si finlandisht, rusisht, arabisht dhe somalisht.

Një rreth i organizatave nga Vantaa ju ofron emigrantëve këshilla për situata të ndryshme jetësore në pika të ndryshme shërbyese.

Qendra kombëtare për aktivitete Leinikki, në adresën Leinikkitie 22 A. Të hëneve dhe të merkureve jepen këshilla në gjuhët arabisht, frengjisht, rusisht, çeçenisht, inguishisht, finlandisht dhe anglisht nga ora 9-15.
Të marteve dhe të enjëteve këshilla jepen në gjuhët arabisht, frengjisht, darisht, pashto, finlandisht dhe rusisht nga ora 9-15.

  • Samia Kbairi (arabisht, frengjisht, finlandisht) t. 050 330 6927 (poashtu WhatsApp dhe Viber)
  • Zara Makhieva (rusisht, çeçenisht, inguishisht, finlandisht) t. 045 7834 8754 (poashtu WhatsApp)
  • Ziaulhag Momeni (darisht, farsisht, pashto, rusisht, finlandisht) t. 045 134 1711 (poashtu WhatsApp dhe Viber)

Klubi i banorëve në Myyrinki, Vaskivuorentie 10 B, kati i 3:të. Këshillon në arabisht, somalisht, anglisht dhe finlandisht të hëneve dhe të enjëtëve nga ora 9.30-14.30. Këshilla në rusisht dhe finlandisht të hëneve, të marteve dhe të enjëtëve nga ora 9-16 dhe të merkureve nga ora 9-14.

  • Rusisht, finlandisht: Sergei Jernberg, t. 045 7875 8933, sergej.jernberg@vantaalla.info(hëne–prmte ora 9–15)
  • Rusisht, finlandisht: Irina Grönlund, t. 040 183 0930
  • Arabisht, somalisht, anglisht, finlandisht: Alawi Abdalla, t. 0400 986 011

Klubi i banorëve Kafnetti, Rautkallionkatu 3. Këshillon në gjuhët darisht, farsisht, pashto, finlandisht dhe rusisht të merkureve nga ora 9-15.

Informata me rëndësi

Parandaloje përhapjen e koronavirusit 1. Pastroj duart, kollitu ashtu si duhet. 2. Mbaje në mend distancën e sigurisë. 3. Përdore maskën, nëse nuk 4 mundesh me mbajtë distancën. 4. Nëse ke simptoma, qëndro në shtëpi dhe lajmërohu për testim 5. Shkarkoje dhe përdore aplikacionin Koronavilkku. Veprim i vogël me ndikim të madhë. thl.fi/koronainfo